Skip to content
Të Gjitha

“E nxorra nga dritarja e autobusit, më vdiq në prehër”, dëshmia rrënqethëse e personit që ndihmoi një prej viktimave në Deçan

· 2 min lexim

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte dëshmitari i sulmit tragjik në Deçan, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

Kujtojmë se nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës. .

Viktimat janë Gani Gjokaj, shoferi i autobusit dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç.

Dy nxënësit kanë humbur jetën në spital, ndërsa shoferi në vendin e ngjarjes.

Ngjarja rendohet me tej, pasi mesohet se dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike per jeten. Policia e Kosovës në Pejë tha se autobusi ishte nisur nga Gjakova për ne Deçan.

Ende nuk dihet cila ka qene arsyeja, por kjo ngjarje tepër tragjike tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Deçanit.