Zyra Arsimore Berat ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetorit’ në Berat, Ëngjëll Bregu, i cili ishte dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” në vitin 20003, por ishte riktjyer prej disa muajsh përsëri në detyrë. Në një reagim, DAR bën me dije se nuk ishin në dijeni se mësuesi ishte i dënuar, pasi dëshmia e penalitetit që kishte dorëzuar ishte e pastër.
Shqetësimin e kanë shprehur për mediat prindërit e fëmijëve të nxënësëve.
Ndërsa vetë nxënësit thonë që kanë frikë nga shikimet e mësuesit.
Edhe vetë ministrja e arsmimit Kushi u shpreh se kjo gjë është e pafalshme dhe se duhet të gjenden të gjithë përgjegjësit për emërimin e Ëngjell Bregut në institucionet arsimore edhe pse ka qenë më përpara I dnëuar për pedofili dhe ngacmim seksual.
Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.
Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.
Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.