Fermerët e Lushnjës kanë shkuar këtë të enjte para parlamentit, për të shtruar kërkesat e tyre.
Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ishte bashkë me ta dhe u shpreh se ndërkohë që fermerët ndodhen në vështirësi të theksuara financiare, qeveria flet për satelitët.
Ai shtoi se e njeh që në gjenezë problemin e fermerëve dhe ato këkojnë që të kontrollohet bursa, se sa shitet realisht fruta-perimet.
“Fermeri do lekët në dorë. Deri dje thoshin që keni bërë magazina, por magazina nuk ka. Ata kërkojnë të kontrollohet bursa, se sa shitet realisht fruta-perimet. Nëse fermeri do të subvencionohej me kg, kjo do të rregullonte informalitetin. Nuk mund ta vjelësh nën kosto dhe të shitet shumë pak. Duhet të ketë një balancë. Unë e di problemin që në gjenezë. Sot, ata po lënë serat për të shkuar në Gjermani e për të larë borxhet për marrjen e këtyre serave. Në çdo komision, unë dhe kolegu Dash Sula, kemi folur. Unë kam folur më shumë se Lushnja ka qenë më e prekur. Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje. Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë? Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, u shpreh Korreshi.