Një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët para pak minutash në Kinostudio.
Pallati ndodhet pranë Komisariatit Numër 4, ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë.
Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.
Ende vijon evakuimi i banorve, ndërsa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.
Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.