Deputeti socialist, Paulin Sterkaj është shprehur se është dakord ngritjen e kampeve të refugjatëve ne vendin tonë.
Në një kohë kur ministri i drejtësisë, Ulsi Manja e mohoi që të ketë bisedime apo marrëveshje për këtë temë, deputeti PS-së tha se politika duhet të jetë më e hapur dhe të kujtojë kohën kur Shqipëria ishte në tranzicion dhe kishte marrë rrugën e emigrimit, me anije.
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Stërkaj ftoi deputetët e opozitës që të jenë më të hapur dhe të mendojnë për financat e vendit.
“Unë nuk dua të hyj në thelb të ligjit, por në thelb të gjësë. Ju thatë që jemi dakord me i pritur. Ne jemi një popull që në bazë të statistikave gjysma jemi në emigracion, gjysma jemi këtu. Ata që kanë ikur nga Shqipëria pse të mos kthehen përderisa kostot i përballon Britania. Ky vendi i jonë problem ka financa, dhe jo mend. Ne kemi harruar që kemi pushtuar brigjet e porteve të komshinjve tanë me superngarkesë. Kanë mbushur stadiumet me ne dhe jemi trajtuar. Problemin më të madh Shqipëria ka financën. Nuk duhet me harruar sa kohë kemi që kemi ikur si refugjatë në gjithë Europën Europë. Një ndër janë dhe unë. Kur unë kam kuptuar që duhet të vijë në Shqipëri, kam marrë teshat dhe kam ardhur. Sot kam takuar 3 dhe thoshin; ‘jemi pa bukë’.
Ne duhet të shohim mundësinë që të ketë institucione që të jenë nën kontroll. Në këtë pikë bashkohem me ju. Por jo ne të mos pranojmë një kontratë tip apo marrëveshje tip. Po me qenë në pozitë ju do të kishit një mendim tjetër, do të ishit në favor tjetër. Do ia kalonit dhe zëvendësministrit. Kështu që bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Di që ka njerëz që kanë shitur shtëpitë e lopët për të shkuar refugjatë në Gjermani. Ka qenë propagandë e fuqishme e juaja. Ju duhet të dini që nuk bëni pak propagandë te ata që ju kanë votuar. Kanë ikur për jetë më të mirë. Edhe ata që ndodhen në Britani, apo Skoci, kanë ikur për një jetë më të mirë. Nuk plotësojnë kushtet sepse mund të jenë një pjesë spekulantë dhe i kanë kthyer. Deputetët tuaj haptas kanë propaganduar se do merrni dokumente në Itali dhe Francë. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Imagjinoni ça gjykoni ju që; ‘po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai’. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?
Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri për një person është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe, Skoci, Irlandë?! Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra, një shqiptar dhe një kosovar. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Por na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe, edhe pse ka dalë nga BE. Ata kanë menduar për të dhënë atë që na cënon më shumë, financa. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk një fije si kaçurrel dhe të zi. Ferdinand, s’mundesh me më miklu! Unë jam deputet i mazhorancës dhe do mbrojë edhe të drejtën. Duhet me ndjek interesat e publikut. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, -tha deputeti socialist.