Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një jave në Fier, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi 8 vjeçarin, Mateo.
Një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja në emisionin “Me Zemër të Hapur”. Dëshmitarja ka treguar në një bisedë telefonike se në këtë ngjarje tronditëse nuk është vetëm Klodiani si autor i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtore një femër. Ajo kërkoi ndër të tjera të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.
“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.
Ndërkohë ka qenë vetë tezja e Mateos e cila ka mbështetur deklaratën e dëshmitares së dhënë në emisionin me ‘Me Zemër të Hapur”.
Ndërsa ritheksoi se duhet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje, pasi nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë ka qenë në punë, për këtë arsye duhet të zbardhet se e vërteta.
“Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse u akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj”, ka thënë më tej tezja e 8-vjeçarit.