Vrasja makabre e 8 vjeçarit në Fier tronditi para një jave të gjithë opinionin publik.
Klodian Çalamani vrau dhe groposi 8 vjeçarin, Mateo. Ndërkohë që tashmë qarkullon një peticion që kërkon vrasjen e autorit të ngjarjes, tezja e Mateos, Adriana ka hedhur dyshime të reja në lidhje me skenarin e ngajrjes.
Ajo shprehet për emisionin “Zemër e Hapur” se Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e vrasjes dhe dikush i ka treguar atij që 8-vjeçari shkoi për të blerë bukën.
Adriana: Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”
Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?
Adriana: Po.
Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?
Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.
Keni ndonjë dyshim?
Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet Me kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto… Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?