Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor.
Vazhdojnë kërkimet për 28-vjecarin e zhdukur 19 ditë më parë në Ersekë. Pas një telefonate nga Shkodra (ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media), policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark, mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit.
Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e tij. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata. 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë, ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.
Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.
Një pistë ku po heton policia është ajo e largimit jashtë vendit. Ata pretendojnë që mund të ketë ikur nga mali në Greqi.