Dy ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani.
Momente tensioni janë shënuar vetëm pak momente më parë në Gjykatën e Fierit, ku familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë hyrë në ambientet e gjykatës.
Ata kanë tentuar që të thyejnë çdo gjë. Familjarët e kanë hapur derën me forcë dhe janë përplasur dhe me punonjësit e policisë. Familjarët dëgjohen duke thënë: Duam drejtësi!
Ngjarja që tronditi të gjithë shoqërinë ndodhi më 16 nëntor 2021 në fshatin Grecalli të Fierit.Policia dhe prokuroria e Fierit e arrestuan menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.Fëmija 8-vjeçar u gjet i vrarë nga fqinji i tij mbrëmjen e sotme në Fier, ishte nisur mëngjesin të martës për në shkollë, ashtu si çdo ditë tjetër dhe nuk ishte kthyer si zakonisht. Kur ora ka shkuar 15:30 e ëma ka nisur të shqetësohet dhe ka bërë njoftim në polici për zhdukjen e djalit të saj. Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani, dyshohet se e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregoi se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.