Pasditja e së shtunës u gjakos në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona brenda një makine tip audi i cili ishte në lëvizje.
Dy viktimat e atentatit në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
“BalkanWeb” ka siguruar deklaratën e bërë nga shoku i viktimës A.H. për policinë. Ai ka treguar se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.
“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.
Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. Mihasi ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa u vra kur kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.
30-vjeçari është një emëri i njohur për uniformat blu. Ai ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, është liruar nga qelia. Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.
Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe nga gjykata, dhe prej disa ditësh Erigers Mihasi ndodhet i lirë, duke lëvizur në Tiranë dhe jo vetëm. Mihasi u arrestua me urdhër të prokurorisë në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve të Elton Çiços, “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në momentin e arrestimit, u gjetën disa fishekë.