Grida Duma, nënkryetarja e PD-së është shprehur sot gjatë seancës plenare për projektligjin e buxhetit 2022, duke e konsideruar këtë te fundit si mjeran si në mesjetë.
Duma e cilësoi si jë luftë lloiesh jo cilivizimesh, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në parlament. Teksa iu tha deputetëve të maxhorancës se nuk ekzistojnë, Duma theksoi se Rama i përçmon sa herë flasin
“Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut.
Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur.
Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është.
Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju. Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global.
Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Shkoja në një shkollë të rrënuar nga tërmeti pak, të prishur për të bërë një tjetër me tender. jemi mësuar me të keqen në këtë vend. Po prisja autobusin që çonte fëmijët në një shkollë tjetër se kjo shkolla e fshatit ishte prishur. Nënat që prisnin tek autobusi dhe unë po prisja me një grua që nuk dukej të ishte shumë e varfër. Zbritën fëmijët nga autobusi, njëri prej tyre i shkonte pas, ishte djali i saj. Nëna më tregonte peripecitë për ta çuar dhe marrë. Ai fëmija e ndiqte pas dhe i thoshte o ma 1000 lekëshin, ajo nuk i kthente përgjigje. U largova dhe i thashë pse ta kërkon. Tha nuk dua ta mësoj të marrë borxh, se i ka marrë shokëve 1000 lekë. Nuk kam, nuk më del, kam tre fëmijë. Vetëm burri punon në ndërtim e gati është më thotë ika jashtë dhe pastaj më ikën djali se filloi të pinte hashash.
Ky shtet i cili ka buxhete nuk arrin dot të bëjë tre gjëra bashkë që produktin që është qumështi, patatja, qepa, ta marrë dhe ta çojë në ca shkolla. Flisni për fëmijët, keni një buxhet 0.7 euro për çdo fëmijë. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz, ka ikur në një qytet tjetër dhe as bonusi i qirasë nuk i paguhet.
Ju flisni për civilizim, kjo është luftë llojesh, jo civilizimesh”.