Atentat me viktima në kryeqytet. Pasditja e së shtunës është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona brenda një makine tip audi i cili ishte në lëvizje.
Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një “Audi” luksoz dhe ndërruan jetë në vend. Autorët sipas policisë, u larguan me mjetin e tyre nga zona e “Astirit” ku ndodhi ngjarja drejt ish-Shqiponjës, teka e dogjën e makinën në Thumanë.
Sakaq, raportohet për “BalkanWeb” se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Eriges Mihasi, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços.
Ndwrkohw Armando Dumani është arrestuar më parë pasi dyshohet se është autori i dyshuar i një sërë vjedhjesh me armë në filiale bankash në qytetin e Vlorës.