Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur alarmin duke thënë se shifrat e vdekjeve nga Covid janë në rritje galopante.
Sipas tij, shifrat e vdekjeve të periudhës janar-shtator të këtij viti kanë kaluar me 18% vdekjet e të njëjtës periudhe të vitit të kaluar.
Shehu thekson se nëse nuk reagohet me shpejtësi, qartësi e transparencë, ky viti do të na çojë në vend të parë në botë për humbjet e jetëve.
Reagimi i plotë i ish-ministrit:
Tragjedia Covid e paralajmeruar po ndodh, shifrat e vdekjeve jane ne rritje galopante!
–Shifrat e vdekjeve te periudhes janar-shtator te ketij viti kane kaluar me 18% vdekjet e te njejtes periudhe te vitit te kaluar.
Midis tyre tashme ka dhe femije.
Mos harojme se viti i kaluar u mbyll me reth 16 mije vdekje plus, si pasoje e asaj cfare ndodhi nga epidemia.
Keshtu ne u renditem te paret ne Europe (kontinent) dhe ne majat boterore per humbjet e jeteve per 1 milion banore.
Kete vit gjendja paraqitet shume me e rende, qofte per numrin e humbjeve te jeteve nga infeksionet e reja, ashtu dhe nga pasojat e rasteve Covid te kaluara, te lena ne meshire te fatit.
Realiteti eshte po keshtu katastrofal edhe per infeksionet e reja te perditeshme, duke arritur nje pozitivitet 20-25%.
Ka zona si Gjirokastra, ku ky pozitivitet kalon 50% dhe numri i infektimeve ne numer absolute vjen direkt mbas Tiranes, gje qe tregon per fshehje te shifrave reale ne qytetet e medha e ne nivel vendi.
Tabloja po degradon me shpejtesi sepse:
1-Ndjekja e reagimi epidemiologjik nuk egzistojne; jemi pa asnje mase reale per popullesine ne terresi, institucionet, sistemin shkollor, para shkollor, universitar etj.
2-Niveli i vaksinimit ne Shqiperi sipas institucioneve nderkombetare deri me date 11 Nentor ishte ne nivelet afrikane me vetem 34,5% e popullesise, kur mezatarja boterore ka arritur ne 47,5%.
3-Shumica e vaksinave te perdorura jane te pa sigurta e te pa perdoreshme ne BE, ShBA etj te ngjashme.
4-Sistemi shendetesor paresor eshte krejt i paralizuar, i pa mbrojtur, i abandonuar.
5-Spitalet periferike jane te bllokuara, pa asnje mbeshtetje, ne amulli te plote.
6-Sherbimeve te reanimacioneve nuk u eshte bere asnje permiresim struktural e ne teknologji.
7-Qytetareve nuk u behet asnje rimbursim real i shpenzimeve per mjekeimin ambulator, vecanerisht ne kushtet e mos funksionimit te sistemit spitalor periferik.
8-Ne vend nuk funksionon asnje strukture polivalente, qofte dhe ambulatore per te ndjekur rastet post Covid.
9-Nuk ka asnje ndryshim ne strategjine e hapesirat per testimet.
10-Asnje buxhet nuk rezulton i dislokuar per te perballuar kete tragjedi qe po ndodh.
Nqs nuk reagohet me shpejtesi, qartesi e transparence, ky viti do te na coje ne vend te pare ne Bote per humbjet e jeteve, shkaterrimin e shendetit, pasojat afat gjate mbi ate.