Një zjarr i madh ka përfshirë plantacionin me ullinj që shtrihet përgjatë rrugës për në “Lagjen Kala” të qytetit të Beratit.
Fillimisht zjarri ka nisur nga djegja e disa shkurreve dhe barërave të mbledhura nga vet banorët të cilët kanë bëre pastrimin e pemëve më pas i favorizuar nga era zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqen e mbjell me ullinj.
Kanë qenë vet banorët ata që kanë lajmëruar repartin zjarrfikës. Terreni paksa kodrinor ka qenë pengesë për automjetet e shuarjes së zjarrit. Zjarrfikësit me pompa shpine dhe mjete rrethanore kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontroll.
Reparti i zjarrfikësve njofton se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme pasi janë gjetur shishe të mbushura me benzinë pran zonës ku është shfaqur zjarri.
Po punohet gjetjen e autorëve të kësaj zjarrvënie.
Kujtojmë që ullishtet e Beratit janë prekur shpesh herë nga zjarri. Në shtator të këtij viti janë krijuar vatra zjarri në Berat. Për shkak të terrenit të vështirë shefi i ndërhyrjes së zjarreve në Berat, Artan Merko kërkoindihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar flakët.
Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”.Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore,ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte,me fiq,me shkurre dhe ferra.Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve.Kërkojmë forca të shumta”, u shpreh Merko aso kohe.