Sot gjashtë personat e arrestuar të enjten e kaluar si pjesëmarrës në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë do të njihen me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”për të arrestuarit. Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
“Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor” ka thënë policia.
Para gjykatës janë mbledhur familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI.
Më poshtë protestuesit e arrestuar
– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.