Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazeta zyrtare e Vatikanit: “Tensione të larta në Shqipëri, rrezik i një…”

10:27 24/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

E përditshmja e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”, ka bërë një artikull dedikuar situatës politike në vendin tonë, ku theksojnë se tensionet janë gjithnjë e në rritje shto këtu rrezikun e një vale të re eksodi.

Gazeta sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj.

“Mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”-shkruan gazeta.

Shkrimi i plotë:

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e Partisë Demokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së që ishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte i tolerueshëm”. Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktuale politike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi i ardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuar vendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Protesta e opozitës/ Pritet masa e sigurisë për 6 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.