Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë, rreth orës 3:20 pas mesnatës.
Aksidenti ndodhi në një kryqëzim, dhe paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë me semafor të kuq. Ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, aq sa mjetet janë shkatërruar plotësisht.
Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Ndërkohë shoferit 30-vjeçar Emirjan Doko, i cili shkaktoi aksidentin tragjik me 2 viktima i është komunikuar masa e arrestit nga policia e Tiranës pasi akuzohet për 3 vepra penale.
30 vjeçari që ndodhet në spital në gjendje të rëndë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
I riu ishte në gjendje të dehur, mbante armë në makinë dhe kaloi semaforin e kuq me shpejtësi tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” teksa po drejtonte automjetin tip “Citroen”. Rreth orës, 03:20, ai përplasi makinën tip “Honda” që drejtohej nga Luan Cenollari, 58 vjec.
Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu një armë e ftohtë (thikë).