Në një prononcim për mediat nga selia e Pd, kryedemokrati Basha duke akuzuar ish kryeministrin Berisha se ai po luan blofin me dorëzimin e 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit.
Basha shtoi se me këto veprime Berisha jo vetëm që po harxhon kohën dhe energjinë e demokratëve por po ndihmon Edi Ramën.
Ai vuri theksin se PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik.
“Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.
PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe sic e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim cdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë.”- u shpreh Basha.