Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, opozita nuk ka për t’i ndaluar protestat dhe ditën e sotme ka bërë pikërisht lajmërimin se kur do të jetë protesta e radhës kombëtare.
Data është vendosur pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, ku edhe u vendos se data më e përshtatshme ishte ajo e 13 prillit.
Këtë mbledhje e ka thirrur vet kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe pas diskutimeve të bëra është vendosur se qytetarët shqiptarë do jenë të ftuar në këtë datë për të kërkuar edhe një herë zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore me qëllimin e vetëm, rrëzimin e kryeministrit Rama.
Mirëpo nuk mbaron me kaq. Jo se u vendos data e protestës së madhe të radhës nuk do të ketë më protesta, përkundrazi, nga selia blu është lajmëruar se protestat do të vazhdojnë dhe sigurisht që ajo para Parlamentit nuk ka për t’u ndërprerë.