Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Tërmeti ishte në magnitudën 3.0 të shkallës rihter.
Epiqendra ishte në fshatin Durisht, pranë Petrelës.
Kujtojmë se pak ditë më parë Dibra ka qenë ndër zonat që u trondit nga tërmetet, ku si pasojë e lëkundjeve u dëmtua edhe njësia administrative e fshatit Orosh.
Mesa duket nëntori është muaji i tërmeteve.
Tërmeti 26 nëntorit në Shqipëri ishte më vdekjeprurësi për vitin 2019 në gjithë botën. 51 viktima shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.
Sipas Wikipedia, tërmeti në Shqipëri kap vendin e parë ndërsa vendin e dytë e zë tërmeti i 25 shtatorit në Maluku të Indonezisë me 41 viktima, në vendin e tretë ai 5.6 në Pakistan më 24 shtator me 40 viktima.
Ajo çfarë bie në sy është se tërmeti i 26 nëntorit nuk hyn në 10 më të fuqishmit e 2019. Wikipedia thotë se tërmeti më i fuqishëm i vitit që lamë pas ishte ai i Perusë në 26 maj në Loreto i cili shkaktoi vetëm dy viktima, fuqia e tij ishte magnitudë 8 e shkallës Rihter. Ndërsa ai i Papa Guinea-s me magnitudë 7.6 më 14 maj 2019 nuk shkaktoi asnjë viktimë. 10 tërmetet më të fuqishme të 2019 shkaktuan gjithsej 19 viktima, ndërsa vetëm ai i Shqipërisë shkaktoi 51.
Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Sot 2 vite më pas pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që kanë humbur banesat e tyre