Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz është gjetur i vrarë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.
Rruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi ishte groposur nga autorët për të humbur gjurmët. Nuk dihet ende se kush është autori dhe se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes, por dyshimet kryesore të policisë bien mbi mikun e tij me precedent penal, Fredi Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet italiane
Fillimisht policia gjetur një xhup i cili ka një shenjë plumbi dhe disa sende të lyera më gjak që i përkisnin biznesmenit dhe më pas përmes nuhatjes së qeneve u arrit të gjendjet dhe trupi i pajetë i tij në zonën e Malit të Dajtit.
Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezultonte i zhdukur dhe ishte denoncuan në komisariatin nr. 5 nga familjarët. Një ditë më parë ishte gjetur telefoni i tij Rruzhdi Hoxhës pranë ‘Shkollës së Bashkuar’ dhe policia ishte në kërkim të një makinë të dyshimtë. Pikërisht ndjekja e itinerarit të kësaj makine të dyshimtë ka arritur të gjejë edhe trupin e pajetë të biznesmenit.
Mendohet se Hoxha mund të jetë rrëmbyer dhe më pas çuar në zonë e Qafë Mollës ku dhe është vrarë. Nuk dihet ende se kush është autori dhe se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes, por dyshimet kryesore të policisë bien mbi mikun e tij me precedent penal, Fredi Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Ferdinant Rrushi ishte personi i fundit që kishte takuar Rruxhdi Hoxhën në një bar kafe në qytetin e Kamzës. Fredi Rrushi, 43 vjeç, para hetuesve ka pranuar se ka qenë në një kafe me të dhe mikun tjetër. Pas kafes, ka deklaruar Rrushi, Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez, për arsye ende të pa qarta. Sipas tij e ka dërguar atje dhe më pas është larguar. Nga ky moment, ka thënë Rrushi, nuk ka asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me fatin e biznesmenit. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit. Ishte pikërisht ndjekja e këtij itinerari që ka çuar në zbulimin e gjurmëve të Rruzhdi Hoxhës. Gjatë hetimit në zonën e Dajtit, policia ka zbuluar edhe një parcelë me drogë. Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar para policisë se ai punonte për Ferdinant Rrushin.