Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast viktime nga Covid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kujtojmë që edhe në ditën e djeshme, nuk shënua asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë. Ndërkaq në një mesatare të përgjithshme, javët e fundit, numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19 ka qenë midis 0-1.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
5 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.578.022 doza të vaksinës.
Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.
Në total numri i rasteve aktive është 440.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!