Një biznesmen në Tiranë është shpallur i zhdukur prej 13 ditësh. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.
Policia regjistroi rastin si largim në shtëpia, por tanimë “blutë” po hetojnë mbi një rrëmbim të mundshëm për shkak të borxheve. Kjo pistë përforcohet edhe nga fakti që biznesi që ai zotëron është në prag falimentimi. Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
43-vjeçari banues në Paskuqan, rezulton i zhdukur prej datës 20.10.2021.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë bërë kontrolle në vende të ndryshme dhe se veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Tiranë-Informacion:
Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.
Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.