Nëpërmjet një statusi në “Facebook” , Rama ka publikuar vendimin për përgjysmim të tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë ,ku përfitojnë 60 000 persona.
Kujtojmë që më herët kryeministri njoftoi se nga 1 janari paga minimale në vend do të jetë 30 mijë lekë të reja.
Ndërkohë nga korriku, për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero taksim. Rama e paralajmëroi këtë vendim më 15 mars të këtij viti, gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë, “Pagat, taksat dhe biznesi”. Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022, tashmë do të shtyhet për në korrik.
Pra çdo çdo i punësuar me një pagë nën 40 mijë lekë do të ketë zero taksa. Ndërkohë, për pagat nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë formula për llogaritjen e detyrimit tatimor është kjo: Deri në 30 mijë lekë taksa është zero, diferenca është ajo që do të tatohet. Thënë më thjesht, dikush me një pagë 46 mijë lekë në muaj, do të paguaj tatim mbi të ardhurat (46 000-30 00) për 16 mijë lekë. Tatimi për këtë diferencë, pra, për 16 mijë lekë nuk do të jetë 13 për qind sa është aktualisht, por 6.5 për qind. Pra, do të paguhet vetëm 1 mijë lekë taksa.
Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.