Megjithëse kanë pasur shumë debate, konflikte dhe përballje mes tyre, takimi mes Mikelës dhe Brunos shkoi shumë mirë, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë në studio.
Në një ambient tepër romantik, Bruno dhe Mikela dukeshin tejet të afërt me njëri tjetrin dhe mesa duket kanë ndryshuar mendim për njëri tjetrin!
Pjesë nga biseda gjatë takimit romantik:
Bruno: Të duket si ëndërr që je këtu me mua?
Mikela: Nuk e prisja të ishte kaq e qetë
Bruno: Është e mira të ulim të dy armët dhe të bëjmë paqe. Dua që të ngrohesh afër meje.
Bruno: Për fillimet e reja
Mikela: Për ne të dy
Bruno: Ke filluar të dridhesh. Kush të bën të dridhesh?
Mikela: I ftohti! (qesh)
Por, Mikela tha gjithashtu se ndihet shumë i pasigurtë për Brunon, pasi në momentin e parë që ai do të mërzitet me të do ta hedhë poshtë!
Mikela: Jam shumë e pasigurt te ti. Momentin e parë që do mërzitesh me mua do më hedhësh poshtë.
Të gjithë vunë re se Mikela ka një pëlqim shumë të madh ndaj tij, por jo Bruno ndaj saj. Për këtë reagoi Marko, i cili ka dalë me Mikelën.
Marko pyet drejtpërdrejtë Mikelën nëse është kaq naive sa beson në fjalët dhe sjelljen që Bruno ka bërë kundrejt saj dhe fill pas kësaj nisi debati.
Pjesë nga debati:
Marko: Kaq naive je sa e beson Brunon?
Bruno: Ku e di ti që futesh si pykë pa lidhje?
Mikela: E besoj disi po s’do të thotë që jam naive. Këtu jemi për tu njohur në vazhdim do e shohim sa do gënjejë, fakti që mërzitem nuk do të thotë që do mërzitem apo që s’do dal me të.
Marko: Bruno nxjerr anën tënde më të keqe, pëlqimi jot është real por nga ana e tij jo!
Bruno: Dy javë që mezi u afrua, pse nuk vajti pas asaj kur ajo doli nga studio.
Mikela: Bruno,kam një pëlqim shumë të madh edhe për atë dhe dua të dëgjoj edhe mendimin e tij.
Alvisa gjithashtu reagoi në këtë takim dhe u përplas me Brunon.
Bruno hodhi akuza mbi Alvisën, duke thënë se të gjithë do ta marrin vesh në fund se çfarë kanë ndodhur mes tyre dhe për shkak të këtyre fjalëve Alvisa aludoi edhe për një inçizim që është në dijeni Bruno dhe Mikela.
Alvisa: Di ndonjë gjë ti Mikela për mua?
Bruno: Mua më është zbehur pëlqimi për ty, (për Alvisën). S’kam asgjë për të treguar, të gjithë do ta marrin vesh në fund se çfarë ka ndodhur mes nesh.
Alvisa: Nëse ke incizuar diçka je shumë i pafytyrë.
“Mos mbaj dy kungoj nën një sqetull i thotë Bruno Alvisës”, duke ju referuar kështu Bashkimit, me të cilin Alvisa ka zhvilluar disa takime.