Në puntatën e radhës të Për’puthen është transmetuar takimi es Ritvanës dhe Endrit, teksa nuk kanë munguar as pyetjet provokuese dhe momentet picante.
Sapo hyri në program, Endri thumboi djemtë e tjerë duke thënë se ai ështëmë i mirë dhe se “disa që rrinë këtu e numërojnë sa drita ka studio”.
Ai e cilëson shumë të rëndësishme bukurinë, ndërsa Ritvana e pyeti për prekjet gjatë takimit të tyre. Ndërkohë, Endri tregoi historinë e tij të dashurisë me një vajzë, nëna e së cilës nuk ishte dakord me marrëdhënien e tyre dhe gjërat kishin shkuar drejt fundit.
Pjesë nga biseda në takim
Endri: Të gjitha vajzat më janë dukur keq në ekran.
Ritvana: Po si erdhe?
Endri: Kur je tek e tek dukesh ndryshe sesa kur je në grup me të tjerët.
Ritvana: Si je me prekjet?
Endri: Prekja është diçka intime.
Ndërkohë, teksa komentonte takimin në studio, Ritvana u shpreh se Endri i ishte dukur i distancuar dhe vuri në dukje se ai kishte shfaqur afrimitet me Antonian në prapaskenë. Endri iu përgjigj Ritvana thjesht i kishte folur dhe nëse ajo do të tregohej e afërt me të, ai nuk do e largonte.
Nga ana tjetër, në fund të puntatës Ritvana pati edhe një takim 4-minutësh me Azemin.