Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të tjera për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç. Në emisionin “Open”, Hoxha tha se dyshohet se djemtë e Reçit kanë pasur mos marrëveshje, ndërsa një prej tyre ka pasur probleme me dy shtetas që janë personazhe të njohur në atë zonë.
“Vrasësit kanë qenë shumë të informuar. Fëmijët e tij ka dyshime se kanë pasur probleme. Djemtë dyshohet se kanë mosmarrëveshje. Një nga djemtë ka pasur probleme me shtetasit, më lejo ta them më iniciale B dhe E.M. Janë personazhe të njohur në zone”, tregoi gazetarja.
Më tej Hoxha ka thënë se ngjarja mund të jetë regjistruar nga një kamera sigurie mes bankës dhe objektit ku ishte viktima. Ajo tha se automjeti që autorët përdorën është denoncuar si i vjedhur një muaj më parë.
“Prokuroria dhe policia lokale e përjashtoi mundësinë e një vrasje me detyrën që ka ushtruar. Siç thuhet, automjeti i vrasësve dyshohet se është vjedhur në fshatin Mbrostar të Fierit me targa greke. Një muaj më parë është denoncuar si i vjedhur. Vazhdon e njëjta skemë, vidhet automjeti dhe targa. Shpresa e grupit të hetimit është një kamerë sigurie mes bankës dhe objektit ku viktima ishte pranë biznesit të tij dhe bashkëshortja ishte ngjitur që të ndizte dritat”, tha Hoxha.