Një ngjarje e rëndë tronditi Laçin mëngjesin e kësaj të hëne.
Rreth orës 07:23, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke. Ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë, duke ndërruar kështu jetë.
Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.
Makina që shihni dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me armë pranë biznesit të tij në Laç.
BalkanWeb ka siguruar pamjet nga makina e shkrumbuar, një Toyota me targa të huaja, e cila u përdor nga autorët dhe më pas iu vu flaka në Milot. 60-vjeçari u qëllua me disa plumba pak sapo kishte zbritur nga mjeti i tij tip Benz para dyqanit të veshjeve që kishte në pronësi.
Nga plumbat fatkeqësisht ish-polici ndërroi jetë. Fill pas krimit, autorët u larguan nga vendngjarja me mjetin në fjalë dhe i vunë flakën pak minuta më vonë në Milot, për të humbur kështu çdo gjurmë të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe një zjarrfikëse, e cila bëri të mundur dhe shuarjen e flakëve.