Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti. Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 100 në të gjithë Bulqizën.
Ja bilanci i lëkundjeve të tokës:
Informojmë për situatën pas termetit të datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit në komunikim me MC të bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga njesitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngriten 3 grupe punë për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të demtuara 100 banesa, nga të cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me demtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si me poshtë vijon;
Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.
Nj.Adm.Zerqan
22 banesa.
Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 benrsa.
Nj.Adm.Gjorice 11 banrsa.
Nj.Adm.Ostren
9 banesa.
Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
Nj.Adm.
Martanesh 6 banesa.
Nj.Adm.Bulqize 3 banesa.
Grupet e verifikimit te Bashkise Bulqize jane ne terren per verifikimin dhe vlersimin e demeve ne teritor.
Duke qenë se Bulqiza është zonë sizmike banorët po qëndrojnë në ankth nga frika e lëkundjeve më të forta. Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.