Ambasadori i Britanisë, Duncan Norman ka mbërritur në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për një takim.
Takimi i tyre, po zhvillohet në kuadër të situatës politike në vend dhe një ditë pas protestës paksa të tensionuar të opozitës.
Kujtojmë se protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë demostratë pas Kuvendit u rrethua Policia e Tiranës dhe jo Kryeministria.
Pavarësisht mungesës së kreut të PD-së, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Bruksel, protesta drejtohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.