Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit është mbledhur ditën e sotme për të vijuar me procedurat të cilat nuk janë zbatuar në mbledhjet e mëparshme pasi kujtojmë se deputetët e mazhorancës janë larguar dhe më tej pati edhe një përplasje mes kryetarit, Enkelejd Alibeaj dhe punonjëses së administratës së Kuvendit.
Punonjësja e administratës, kërkoi që mbledhja e Komisionit të mos vazhdonte pasi tashë deputetët e PS nuk ishin më në sallë. Kjo solli reagimin e ashpër nga Alibeaj i cili tha se do të merrte masa penale sepse po përpiqej të ndërpriste mbledhjen e Komisionit dhe më tej u kërkoi punonjësve të gardës që zonjën ta shoqëronin përjashtë.
Në hapjen e mbledhjes ditën e sotme, Alibeaj ka parshtruar nëj sërë pyetjesh dhe kërkesash që PD ka në kuadër të hetimit të zgjedhjeve të 25 Prillit, ku konkretisht përfshihen, punësimet në administratë, përdorimi i administratës për të siguruar vota dhe skandali i patronazhistëve ku u zbulua se ishin mbikëqyrur të dhënat e më shumë se 910 mijë qytetarëve të vendit.
Gjithashtu ka pasur mjaft të qeshura e debate mes deputetëve në Komisionin Hetimor për zgjedhjet parlamentare. Kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kolegu i tij, deputeti i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj që të mos e merrte fjalën dhe të fikte mikronfonin. Duke marrë parasysh se Xhaferraj është i “kampit të tij”, episodi ka shkaktuar të qeshura në sallë.