Deputeti democrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka goditur sërish me deklaratat e tij në Kuvend, teksa ka treguar se disa fermerë i kanë bërë dhuratë për kinistren e Bujqësisë një palë çizme, por garda nuk ia ka lejuar. Ai ka ngritur edhe shqetësimin e fermerëve të Lushnjës për farën e domates, ndërsa tha se pretendimet e Ministrisë së Bujqësisë nuk qëndrojnë.
“Disa fermerë më kanë ngritur dosa probleme. Ata më kanë bërë edhe një dhuratë për ministren e Bujqësisë, një palë çizme por garda nuk më la t’i fusim. Dua të them se në Lushnje kanë shqetësim për farën e domates. Problemi është moslidhja e frutave për një bimë rritur mirë, por me shumë pak fruta, sipas ministrisë së Bujqësisë ka defekt në teknologji apo mbidozë hormonesh, por kjo nuk qëndron sepse në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride…”, tha deputeti.
Korreshi u ndal edhe tek një tjetër problematikë dhe tregoi rastin e një sipërmarrësi që ka gënjyer fermerët me anë të një skeme piramidale. Deputeti tha se sipërmarrësi në fjalë ka marrë fonde nga Ministria e Bujqësisë për të bërë grumbullimin e fruta-perimeve, por nuk e ka bërë këtë gjë.
“Rasti tjetër është me një skemë piramidë e një sipërmarrësi i cili ka gënjyer fermerët. Ai ka marrë një fond nga Ministria e Bujqësisë për të bërë grumbullimin e fruta-perimeve. Por fermerët kanë treguar se kjo nuk është realizuar por lekët janë ‘rruajtur’… (janë vjedhur).Tani ky zotëria farën ua serviri, lekët i mori u lidh edhe kontrata pa noter. Ai bëri edhe panair në Lushnje dhe tha se do të konkurrojë Greqinë dhe Maqedoninë, por në fund bëri opingat”, deklaroi Korreshi.
Ai nuk mund të rrinte pa u ndalur edhe tek Eurbondi që kaloi ditën e sotme në Parlament dhe tha se borxhi mund të përdoret për të blerë batanije për t’u ngrohur.