Në seancën plenare të sotme Basha u ndal edhe te eurobondi prej 700 milionë eurosh. Sipas kryedemokratit, mazhoranca po merr borxh për të larë borxhin.
Basha shtoi se vlera e eurobondit nuk është marrë për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore, por sipas tij po shfrytëzohet për të mbuluar shpenzimet që qeveria ka bërë në vitet që ka qenë në pushtet.
Siaps kryedemokratit zgjedhjet e fundit të 25 Prillit kanë qenë “investim” i qeverisë ku bashkë me shpenzimet buxhetore të bëra në kurriz të demokracis u punësuan edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik.
“Sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik. Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret ‘për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore’, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart