Policia Bashkiake ka rrethuar ‘Sarajet’ pak ditë pasi qeveria mori vendimin për t’i shpronësuar. Forca të shumta policie kanë rrethuar ndërtesën, ndërsa pronarët nuk janë lejuar të futen brenda.
Një nga pronaret ka thënë për Fax news se duan që çdo gjë të bëhet sipas ligjit, ndërsa solli në vëmendje edhe zjarrvënien e disa muajve më parë. Ajo kërkoi që të gjendet kush e vuri zjarrin,ndërsa u bëri thirrje organeve që të flasin në mënyrë dijnitoze. Më tej ajo i kujtoi ministres së Kulturës së me ligj, nuk mund të futet Brenda një prone që është në gjyq, ndërsa tha se nuk do të bëjnë përplasje me policinë
“Ne jemi pronarë edhe pse dhunohemi. Të shikoj këtu ndalohet hyrja në pronën time është njësoj si të themi erdhi hajduti. Nuk kemi pasur asnjë komunikim. Me një fjalë , ne nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Ministrja i jep pak gojës por ta mbajë gojën. Ne duam që çdo gjë të bëhet sipas ligjit dhe në mënyrë dinjitoze. Jemi të stresuar. Në një farë mënyrë na kanë akuzuar ne kjo gjë nuk shkon. Ta gjejnë kush e vuri zjarrin. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni por ishte një shoë.
I bëjmë thirrje organeve që të na lajmërojnë, të na thërrasin dhe të flasim në mënyrë dinjitoze. E gjejmë zgjidhjen sepse nuk jemi njerëz që nuk merremi vesh. Ia kujtoj ligjin ministres se kur një pronë është në gjyq nuk mund të futet brenda, sipas ligjit. Ne s’do bëjmë as përplasje me policinë. Nuk jemi nga ata njerëz që bëjnë përplasje”, deklaroi një nga pronaret.
Pak ditë më parë,pas mbledhjes së qeverisë ministrja Elva Margariti njoftoi shpronësimin e ‘Sarajeve’ dhe tha se do të ngrihet një hapësirë në funskion të artit dhe të kulturës. Ndërkohë, pasi ndërtesa u përfshi nga flakët, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se ndërtesa do i kalonte bashkisë dhe do të kthehej në muze, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në vijim me pronën.