Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një shqiptar ka masakruar me thikë një shtetas rumun, duke e goditur 62 herë.
Marian Savu, 43 vjeç, tentori të largohej nga sulmuesi i tij Erlin Hasa, pretendojnë prokurorët. Por ai u ndoq dhe u godit me thikë përsëri në rrugë ndërsa dëshmitarët e tmerruar thirrën policinë. Hasa, 35 vjeç, pa adresë fikse, e ka mohuar vrasjen, raportojnë mediat angleze.
“Në orët e para të 2 marsit të këtij viti, i pandehuri po shoqërohej me katër burra të tjerë duke përfshirë një burrë të quajtur Marian Savu në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa nga burrat ishin të dehur dhe disa prej tyre përdornin kanabis, atmosfera ishte e mirë dhe nuk kishte asnjë debat apo mosmarrëveshje mes burrave. Rreth orës 02:00 z. Savu dhe një burrë tjetër ndanë kokainë me të pandehurin. Brenda më pak se një ore, i pandehuri u armatos me një thikë dhe e sulmoi z. Savu me të, duke e goditur në mënyrë të përsëritur. Burrat e tjerë në banesë u larguan të tmerruar. Marian Savu arriti të dilte nga banesa në Perry Villa Drive dhe vrapoi poshtë drejt një kryqëzimi. Bëritjet e tij tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të cilët erdhën në dritaret e tyre dhe panë sesi i pandehuri u kap me z. Savu dhe vazhdoi ta sulmojë atë me thikë. Disa banorë i bërtitën të pandehurit që të ndalonte, por pa dobi dhe i pandehuri vazhdoi të sulmonte zotin Savu edhe kur ai ishte rrëzuar përtokë”, ka thënë një proceduese.
Pasi e vrau rumunin, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij, ndërsa dëshmitarët thirrën shërbimet e urgjencës. Ndërkohë, Hasa është i arrestuar dhe akuzohet për vrasje.