Situata mes dy këngëtareve Semi Jaupaj dhe Fifi në shtëpinë e Big Brother Vip, prej disa ditësh është e acaruar. Semi u prek nga loja e Fifit me Monikën dhe veçanërisht kur Fifi lëviztëenë shtëpi me shkop druri në dorë.
Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit, Monika dhe Fifi sqaruan si nisi e gjithë loja, ndërsa banorët nuk e kanë pritur aspak mirë të gjithë atë që ndodhi.
“Fifi kaloi një periudhë jo të mirë. U ndjeva e prekur. Doja që të qetësohej. Të nesërmen në darkë, krejt papritur erdhi kjo ide. E bëra qëllimisht se e pashë që Fifi nuk ishte mirë dhe thashë pse të mos bënim një lojë”, tha Monika.
Por kjo arsye u pranua nga banorët e tjerë, pasi sipas tyre, ndërsa ishte qetësuar Fifi, gjithë të tjerët ishin shqetësuar.
Konkurrentët e quajtën sjelljen e vajzave jo normale, ndërsa më e ndikuar nga atmosfera e krijuar u duk Semi. Gjatë kohës që pamjet transmetoheshin ajo kaloi një tjetër krizë paniku dhe nisi të qante, ndërsa krah saj qëndroi sërish Donaldi. Ndërkohë, Arbana ndërpreu për pak momente lidhjen me shtëpinë, në mënyrë që Semi të qetësohej. Ajo shtoi se lojërat që tjekalojnë limitet, “Vëllai i madh” nuk i toleron aspak.
View this post on Instagram