Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lëv me ide të qarta/ Pritet të risjellë në kombëtaren gjermane, 4 veteranët kampion bote

20:03 10/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Gjermania do të reformohet, por me kastën e vjetër të saj. Joakim Lëv, trajneri i kombëtares gjermane, ka komentuar gjatë një interviste për “ZDF-Sportstudio” se ai ka ndërmend ta ndërtojë skuadrën e tij të re të Gjermanisë rreth 4 veteranëve kampionë bote të Bajernit të Mynihut.

“Pancerat” e nisin sezonin e tyre të ri në mars 2019, me kualifikueset e kampionatit Europian 2020. Për situatën aktuale të Mats Humelsit (29 vjeç), Zherom Boatengut (30) dhe Tomas Mylerit (29) në përfaqësuese, Jogi tha: “Fakti është se ata mund të luajnë për Gjermaninë kur janë në formë”. Por ai nënvizoi gjithashtu se me formën aktuale, ata nuk kanë vend në ekipin e tij.

Sipas Panorama Sport, Lëv nuk dëshiron që të ndryshojë me çdo kusht përbërjen e skuadrës së tij, por dyshja e qendërmbrojtjes, BoatengHumels, nuk është më titullare. Këtë e ka treguar edhe me zgjedhjet e tij, ku në 3 ndeshjet e fundit të “pancerave”, Boateng mungoi (kundër Francës 1-2 në Ligën e Kombeve, Rusisë 3-0 në miqësore dhe Holandës, 2-2 në Ligën e Kombeve). Humels nuk u grumbullua me Rusinë, por me Holandën luajti 90 minuta. Vetëm për kapitenin Manuel Nojer (32 vjeç) ai jep garanci.

“Ter Shtegen është një lojtar i klasit botëror, por nëse diçka e jashtëzakonshme nuk ndodh, atëherë Nojer do të jetë numri 1 deri në Europian, absolutisht. Ai është kapiteni ynë dhe i rëndësishëm për skuadrën. Ka qenë portieri më i mirë në botë prej shumë vitesh dhe pas Botërorit zhgënjyes ka rigjetur formën pas atij dëmtimi të gjatë. Ter Shtegen do ta ketë shansin e tij në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Ai është në një nivel shumë të lartë dhe po luan shkëlqyeshëm”. 58- vjeçari preku edhe temën e Ozilit, marrëdhënia e tij me të cilin duket se është krisur përfundimisht.

“U zhgënjeva jashtëzakonisht shumë që ai nuk më informoi personalisht për vendimin e tij (tërheqjen nga kombëtarja pas skandalit të racizmit që shpërtheu prej fotos me presidentin turk, Erdogan). Të gjithë e dinë që unë jam gjithnjë gati të flas, por për të dialoguar duhen dy vetë. Deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal nga Ozil. Do më kishte pëlqyer që të kishte shkuar ndryshe”.

E ARDHMJA – “Një pjesë e madhe e kohës sime si trajner i kombëtares ka përfunduar. Vjen një moment që duhet të mendosh se çfarë do bësh më pas dhe unë vazhdoj të mbetem i interesuar për të drejtuar një klub, por mendoj se do jetë jashtë Gjermanisë”. Kontrata aktuale e tij me DFBnë skadon në 2020, por eliminimi i papritur nga Botërori dhe figura e keqe në Ligën e Kombeve kanë rihapur temën e divorcit pas një martese të nisur në vitin 2006. Përpara Botërorit ai u kontaktua nga Reali për të zëvendësuar Zidanin, por tani gjërat kanë ndryshuar: “Reali është një klub interesant për çdo trajner”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!
Uncategorized

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Nga Irena Beqiraj Rama thotë: "Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën...

17:52 21/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Thellohet skandali/ 11 mln euro kompanisë DH Albania për tenderin, reagon OST

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English