Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila informon gjithashtu se deri tani në vendin tonë kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19.
“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, shkruan Manastirliu.
Ndërkohë, numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vendin tonë ka ardhur në rritje ditëne sotme, me 650 infektime, ndërkohë që tetë qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit. Në spitalet Covid aktualisht po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në një situatë të tillë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Kujtojmë që Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç, e po ashtu vaksinimin e fëmijëve mbi 16 vjeç dhe atyre mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore.