Skip to content
Të Gjitha

Foto/ Zhvendoset protesta, qytetarët “mësyjnë” Drejtorinë e Policisë

· 1 min lexim

Pasi ka protestuar para Parlamentit, për rreth 3 orë e 30 minuta, protesta e opozitës është zhvendosur drejt godinës së Policisë së Tiranës.

Në zonë vihet re prezenca e madhe në numër e forcave të policisë, të cilat kanë rrethuar institucionin në gjithë perimetrin e tij.

Ashtu si edhe para parlamentit, në drejtim të policisë janë hedhur shashka e lëndë plasëse.

Gjithashtu protestuesit kanë bërë thirrje edhe për lirimin e atyre që protestuan më 16 mars.

Nuk dihet pse kjo lëvizje, ndërkohë që zyrtarisht nuk është njoftuar mbyllja e protestës.