Skip to content
Të Gjitha

“Rama ik”/ Opozita këmbëkryq para parlamentit

· 1 min lexim

Kanë kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta e opozitës, dhe disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit.

Mes tyre është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë.

Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty.

Po ashtu mes protestuesve është ulur edhe kreu i PD-së-së së Fierit, Luan Baçi i ndaluar nga policia bashkë me të birin në protestën e 16 Marsit.

“Rama ik”, dëgjohen protestuesit gjatë demostratës përballë Kuvendit.