Në Paris dje, në Berlin sot. Kjo është dhe arsyeja se pse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.
Rama pritet të kthehet sot në Shqipëri, ndërkohë që opozita vazhdon protestën te selia e parlamentit.
Burime nga selia e kryeministrisë thonë se shefi i qeverisë ka shkuar “për takime” në dy kryeqendrat evropiane, por pa sqaruar se për ç’lloj takimesh bëhej fjalë.
Pritet më vonë gjatë ditës së sotme të zbardhet axhenda e kryeministrit jashtë vendit. Edhe kreu i PD Lulzim Basha gjendet në Bruksel ditën e sotme.