Skip to content
Të Gjitha

Mungon në protestën e sotme, Basha “ia lë stafetën” gruas

· 1 min lexim

Ndërkohë që opozita po zhvillon protestën e radhës para parlamentit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, nga ku ai jep një mesazh për të gjithë të pranishmit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shkruan se kauza e tyre është e drejtë dhe se po luftojnë për një qeveri të çliruar nga krimi.

“LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa.”-shkruan Basha.

Basha ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel. Një ditë më parë ai ndau edhe përshtypjet e tij nga takimi me kryetaren e CDU-së, në Asamblenë Politike të Partisë Popullore.

Ndërkohë mësohet se në mungesë të Bashës, e pranishme në protestë është bashkëshortja e tij, Aurela.