Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste janë regjistruar në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 18 raste pozitive me Covid-19, nga 2198 testime të kryera. Njëlloj si ditën e djeshme, sërish nuk është raportuar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa janë shëruar 23 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 510.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 5560 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 519 933 doza të vaksinës. Deri më sot 686 238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike.

Njoftimi i plotë i MSH:

21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106. Në total numri i rasteve aktive është 510.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!