Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi pavarësisht se është në javët e fundit të shtatzënisë gjen kohën për të dhënë kontributin e saj në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Së fundmi ajo me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman u kanë dhuruar 50 nënave me fëmijë jetimë makina qepëse, si pjesë e një projekti të ambasadës turke në Shqipëri, shkruan “revistawho.com”.
Qëllimi parësor i donacionit në fjalë është që nënat shqiptare të punojnë, në mënyrë që t’u plotësojnë nevojat bazike fëmijëve të tyre.
Vlen për t’u theksuar se Almeda dhe Tolgahan nuk kanë dashur që suporti i tyre të bëhej publik, mirëpo bashkëshortja e ambasadorit turk në Tiranë ka qenë ajo që ka vendosur ta bëjë mediatike.
Rikujtojmë se Almeda prej vitesh jeton në Turqi së bashku me aktorin e famshëm Tolgahan Sayışman, ndërkohë së shpejti të dy pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Burimi: Iconstyle.al