Banorët e pallatit numër 7 në Durrës të cilët denoncuan para 6 ditësh shqetësimin e tyre në Fax News, ditën e sotme kanë dalë në protestë para prokurorisë në mënyrë që në oborrin e pallatit ekzistues të mos ndërtohet një tjetër.
Ata shprehen se askush nuk po merr përsipër për të zgjidhur cështjen dhe se është ndërtim i kundraligjshëm i cili po u rrezikon jetën.
Banorët u shprehën se pallati ku jetojnë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka dëmtim të shkallës së thelluar DS3, ndërkohë qe një firmë ndërtuese fillon punimet për ndërtimin e një të riu pa njoftuar askënd dhe dridhjet e shkaktuara rrezikojnë jetët e tyre.
Për rastin banorët kanë bërë kallëzim civil edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës edhe në Prokurori që në vitin 2019.
Leja për ndërtim nga firma ndërtuese “Jedas Sh.p.k” është marrë përpara tërmetit të 26 nëntorit. “Nuk e merr askush përgjegjësinë që të vijë dhe të shohë problemet tona, presim që ata që janë kompetentë për rregullat e urbanistikës të vijnë dhe të thonë kush është gabim ne apo pala që po ndërton. Pallati është i klasifikuar DS3, po krijohen dridhje dhe mos t’i hyj pjesës ligjore, që është lulishte si mund të kthehet në pallat. Ra tërmeti që ne të kuptojmë sa ndërtim pa kriter është bërë”-u shprehën banorët.
Ndërkohë duhet theksuar fakti se “Gazeta Reforma” ka bërë denoncim më përpara të rasteve të ndodhura në bashkinë e Tiranës, ku shembja e pallateve ka ndodhur në një kohë që nuk ka pasur asnjë dëmtim. (Kliko këtu) (Kliko këtu)
Duket si paradoks, pasi në rastet kur pallatet janë në gjendje për t’u shembur, siç është rasti në Durrës, organet komptetente nuk e marrin masa, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe e kundërta kur pallati nuk ka dëmtime, shembet.