Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Unë jam krenar për ta”, Rama mbron patronazhistët: Nuk ka parti politike që s’i ka

10:47 20/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth çështjes shumë të diskutuar të patronazhistëve në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Rama tha se nuk ka parti politike në botë që nuk ka patronazishtë, ndërsa i cilësoi ata si infrastrukturën për të fituar zgjedhjet. Kryeministri komentoi edhe raportin e Komisionit Europian dhe tha se në të nuk flitet për patronazhistë dhe socialist. Ai u shpreh se të dhënat që në fakt u përdorën pa të drejtë, kanë qenë në internet për vite.

Rama shtoi se është shumë krenar për patronazhistët dhe deklaroi se pa ata  Partia Socialiste nuk do t’i kishte marrë 74 mandate.

“Nuk ka parti politike pa patronazhistë, kudo në botë. Mund të kenë emra të ndryshëm, por patronazhimi është infrastruktura e një partie që hyn për të fituar zgjedhjet. Unë jo vetëm jam krenar, por jam edhe më shumë krenar për ta se para zgjedhjeve. Pa ta ne nuk do të ishim një makineri e pathyeshme, por do të ishim një foltore. Ndërkohë që raporti flet për pretendime që po hetohen, jo për patronazhistë, apo socialistë. Nuk ka pasur asnjë problem në dëme personale.

Kur flet për kartë identiteti, flet për një kartë që mban brenda të dhëna sensitive për personin, shëndetësore, financiare, sociale. Karta jonë është një targë, që s’ka brenda asgjë. Pra, nuk do të thotë asgjë nga pikëpamja e dëmeve sensitive. Të dhënat kanë qenë në internet prej vitesh. Ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhizmit. Për këtë arsye, ne nuk kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elementë, por le të hetohen deri në fund. Që ta mbyll jam shumë krenar për patronazhistët, edhe më krenar se ç’isha para zgjedhjeve. Nuk do të kishim marrë 74 mandate, nëse shumë nga ata që votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin e deputetit me numrat e partive të tjera. Në këtë aspekt kontributi i patronazhistëve është i pakrahasueshëm”, tha Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: editor-choicepatronazhistetramazgjedhjet

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Raport progresi i KE/ Soreca: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, ja kur do të mblidhet Konferenca Ndërqeveritare

Raport progresi i KE/ Soreca: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, ja kur do të mblidhet Konferenca Ndërqeveritare

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English