Sezoni i tretë i “Për’puthen” ka nisur dhe bashkë me të edhe debatet dhe afrimitetet mes konkurrentëve të programit.
Ashtu si më herët, edhe këtë vit autore e këtij programi është Olsa Muhameti, emri i së cilës është lakuar shumë në media.
Mirëpo, pas të gjithë famës që ky format i ka dhënë, duket se ajo është lodhur shumë dhe ka vendosur që të gjejë pak kohë për veten.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, Muhameti ka treguar se ky mund të jetë ndoshta viti i fundit që bën “Për’puthen”.
“Mendoj se ky është viti i fundit që bëj Për’puthen. Kështu që do të më duhet të pushoj”, shkruan ajo.
Ndërkohë ajo ka zbuluar se pas kësaj mund të vijë për publikun me një tjetër program, por pa dhënë më shumë detaje.
Në bisedën me ndjekësit e saj, e pyetur si ndjehet kur e sulmojnë kaq shumë, Olsa ka treguar se në fillim nuk e përjetonte mirë, por me kalimin e kohës është mësuar.
“Ne fillim keq, sepse eshte e rende te thuhen per ty gjera qe jo e jo nuk i ke bere, por as i mendon! pastaj kupton se ti jem “dy persona” ajo qe publiku do te shohi dhe ajo qe ti je vertet me njerezit qe ti i lejon te te njohin! per mua ka rendesi te ruaj kete te dyten, metamorfoza e fames mos ndryshoj ate qe une jam vertete, kjo ka qene sfida ime e madhe… pastaj me sulmet, intrigat, mesohesh”, është shprehur ajo.