Fifi dhe Granit Cana po komentohen prej ditësh se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.
Para disa ditësh kjo ndjenjë u bë shkak që ajo të përlotej për Granitin.
“Unë e di se si e sheh ti Semin dhe nuk dua të të bëj presion”, i tha ajo konkurrentit, ndërsa ai e mohoi në mënyrë kategorike.
Së fundmi, duket se xhelozia nuk është shuar pasi Fifi ka reaguar pasi Graniti dhe Semi janë larë bashkë.“Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e ka pyetur ajo futbollistin ndërsa biseda ka vijuar me kunja nga ana e këngëtares dhe me sqarime nga ana e Granitit.
Pjesë nga biseda:
Graniti: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi
Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë
Graniti: Po e di që po dëshiron të thuash
Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?
Graniti: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë
Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?
Graniti: Po isha i djersitur.