Skip to content
Të Gjitha

Mbyti gruan, kërkohet burg përjetë për 75-vjeçarin

· 2 min lexim

Për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë kërkohet burg përjetë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Velaj dyshohet se ka mbytur gruan me litar dhe fshehu krimin në mbrëmjen e 3 janarit të viti 2017.

Po ashtu organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për mjekun Ilir Tanku, i cili e kishte raportuar vdekjen e gruas, Verke Velaj si natyrale.

Si u fsheh krimi?

Velaj mbasi gruaja e tij ndërroi jetë, thirri edhe mjekun e urgjencës, i cili nuk arriti të konstatojë shenja dhune, por doli në përfundimin se gruaja kishte vdekur nga hiper-tensioni.

Kështu  plaku me gjakftohtësi e veshi gruan me rrobat e saj më të mira dhe i mbuloi qafën me një shall, që ajo e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më.

Namik Velaj iu kërkoi edhe të afërmve të gruas të mos ia preknin shallin që e kishte amanet nga e bija, duke u përpjekur kështu të mbulojë shenjat e krimit të tij. Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt.

Pas kësaj të afërmit e gruas denoncuan në polici dhe menjëherë nisën hetimet, të cilat konkluduan se 74-vjecarja ishte vrarë nga bashkëshorti.