Dashi
Në dashuri, marrëdhëniet në çift po përmirësohen në sajë të Venusit të favorshëm. Në punë, merrni kohë për të bërë zgjedhjet e duhura, rreziku për të bërë gabime, lidhet i gjithi me nxitimin që ju karakterizon.
Demi
Në dashuri është një e shtunë e favorshme ku të mund të përpiqeni të rikuperoni marrëdhënien me partnerin/en. Në punë gjatë kësaj kohe ndiheni shumë nervozë për problemet që hasni dhe kjo ju bën të ndjeheni herë pas here të shqetësuar.
Binjakët
Në dashuri, pak debat po rikthehet në çift. Jepini partnerit më shumë liri dhe pavarësi. Në punë, fundjava vjen më në fund dhe mund të pushoni pas një jave të ngarkuar.
Gaforrja
Në dashuri, për çiftet që kanë përjetuar kriza të vogla do të jetë një fundjavë pasionante. Në punë mund të ndryshoni punën ose të pranoni të bëni një punë në një situatë të ndryshme nga e kaluara.
Luani
Në dashuri, më në fund, Hëna nuk është më në kahun e kundërt, kështu që nëse keni pasur probleme me partnerin ditët e fundit, këtë të shtunë do të sqaroni gjithçka. Në punë, deri në fund të muajit do t’ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Në dashuri kjo e shtunë u është kushtuar miqësive, jepini partnerit tuaj pak kohë të lirë dhe merruni me miqtë. Një ditë pushimi total në punë, shtyni çështjet më të rëndësishme për të hënën.
Peshorja
Në dashuri, Venusi në shenjën tuaj favorizon takime shumë interesante që do t’ju ndriçojnë ditën. Në punë gjëja e rëndësishme është të flasësh vetëm nëse është tejet e nevojshme.
Akrepi
Në dashuri, çiftet që janë të lidhur prej kohësh duhet të kenë kujdes nga keqkuptimet. Në punë, punët e reja janë të gjitha një burim shqetësimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për të bërë gjëra të ndryshme.
Shigjetari
Në dashuri, ndonjë ngatërresë me partnerin, mund të keni thënë disa fjalë më shumë. Në punë, përpiquni të mendoni me kujdes se çfarë duhet të bëni për të ardhmen.
Bricjapi
Në dashuri do të jetë një ditë plot diskutime për të sqaruar gjëra me partnerin. Në punë, është koha për të bërë një pushim dhe për të reflektuar.
Ujori
Në dashuri, nëse personi që doni është larg, sigurohuni që të lidheni me të. Në punë ka diçka të mirë për të ardhmen, fillon me bërjen e planeve afatgjata.
Peshqit
Në dashuri më në fund do të keni një përgjigje deri në fund të javës. Në punë shumë konflikte në vendin e punës me kolegët, nuk ndiheni plotësisht të kënaqur. /noa.al